Zërat për Ronaldon, Paratici: Do ta mbajmë fort, është e ardhmja jonë

Së fundmi janë shtuar shumë zërat që flasin për një largim të Cristiano Ronaldos për t’u kthyer te Reali i Madridit. Një prej drejtuesve të klubit bardhezi, Fabio Paratici foli për këto zëra duke përgënjeshtruar cdo lajm që është publikuar deri tani.

‘Do ta mbajmë fort-tha Paratici-është e ardhmja jonë. Më vjen për të qeshur, në të gjithë karrierën time nuk do ta kisha menduar kurrë se do të diskutoja Ronaldon dhe nëse ishte një operacion pozitiv apo negative. Po flasim për një futbollist që në 2020 shënoi 41 gola dhe është ende shënuesi më i mirë. Me ne ka fituar shumë tituj dhe për ne është një privilegj që e kemi atë në skuadrën tonë’.

Paratici foli edhe për eliminimin e Juventusit nga ana e Portos në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. ‘Shpesh harrohet që ky është një vit i vështirë për të gjithë-shtoi Paratici-luhen shumë ndeshje dhe nuk është e lehtë të luash gjatë gjithë kohës me të njëjtin nivel’.

Sfidanti.al