Revista franceze “Franc Futboll” ka publikuar këto ditë, një intervistë të sulmuesit portugez, Kristiano Ronaldo, ne të cilën ai ka bërë disa deklarata që kanë lidhje me ndeshjen finale të Evropianit të fundit mes Portugalisë dhe Francës. Një nga ato ka lidhje me sjelljen e futbollistëve francezë gjatë nxemjes, para ndeshjes finale, kur ata ishin kaq të relaksuar dhe, gjatë të gjithë kohës, qeshnin, sikur e kishin të sigurt fitoren.
“Dua të jem i sinqertë dhe të tregoj diçka që, më parë, nuk e kam thënë në publik. Kur ne dolëm në nxemje, para ndeshjes, pashë futbollistët francezë që ishin mjaft të relaksuar, qeshnin dhe ishin tepër të lumtur e të kënaqur. Sigurisht, secili ka të drejtë që të qeshë para ndeshjes, por ata dukeshin edhe të lumturuar, a thua se e kishin të sigurt fitoren ndaj nesh! U thashë shokëve të mi, shikojini këta francezët, këta që tani po e festojnë fitoren, ata mendojnë se do të na mundin lehtë neve, por e kanë gabim, sepse ata nuk do të fitojnë, por do të fitojmë ne. Dhe, në fund, fundi i fundit, kështu ndodhi. Në gjestet e tyre kishte një besim të tepruar, një vetbesim të paskrupullt”, tha midis të tjerave, Kristiano Ronaldo