Ylli i Ajaksit del nga koma, lajm i mirë edhe pse futboll nuk ka!

Kanë kaluar dy vjet e gjysmë, madje më shumë, që kur ai u rrëzua në fushë si pasojë e një aritmie zemre, dhe tani mund të thuhet se ndihet më mirë. Fjala “mirë” është relative për Abdelhak Nuriun, futbollistin 22-vjeçar të Ajaksit, që e pësoi goditjen në miqësoren e korrikut 2017 ndaj Verderit. Ai kaloi edhe 4 muaj në koma, kohët e fundit, por duket se po kthehet gjithnjë e më shumë në jetë.

Ai ka dalë nga koma, ushqehet vetë, fle gjumë normalisht e zgjodhet, si dhe pi lëngje vetë, është i ndërgjegjshëm, ndërsa vëllai i tij, Abderrahimi, thotë se shikojmë edhe ndeshje në televizor. Po ashtu, me keqardhje shton se “Api” (siç e quajnë njerëzit e tij) nuk ngrihet dot nga krevati dhe vazhdon të jetë i varur nga të tjerët. Goditja e hemorragjisë i ka lënë pasoja në tru, disa prej të cilave të përhershme, por shpresa është që të bëhet sa më shumë njeri që të jetë  e mundur. Sa për futbollin, atë le ta shohë në televizor, ndonëse në 2017 ishte zgjedhur lojtari më i mirë i kategorisë së dytë të Holandës, në radhët e skuadrës së dytë të Ajaksit.

Sfidanti.al