Në intervistën e tij për Corriere della Sera, portieri i Interit, Yann Sommer, foli edhe për sekretet e tij që e kanë bërë atë të jetë një nga portierët më të rëndësishëm në botë.
“Meditimi ka një rol shumë të rëndësishëm në karrierën time. Një portier ka shumë presion dhe meditimi më çliron plotësisht nga e gjithë kjo: për mua do të thotë të kthehem në thelbin e vetes për disa minuta, pa zhurmë në sfond, unë jam vetëm me mendimet e mia: është një gjë thelbësore. Trajneri mental? Që nga fillimi i karrierës sime: si i ri duhet të mësosh të jetosh me gabime dhe suksese. Dhe edhe sot ne punojmë shumë për përgatitjen e ndeshjeve dhe flasim gjithashtu për atë që ka rëndësi në jetën private. Pavard-Acerbi-Bastoni? Janë nga treshet më të mira. Është e jashtëzakonshme që kam mbrojtës të tillë përballë meje që luftojnë si të çmendur për të mbrojtur portën. Por është e gjithë puna në grup që është thelbësore”, deklaroi Sommer.
sfidanti.al