Gjatë verës është parashikuar një mini-revolucion te Chelsea, me disa lojtarë që duken jashtë planeve të trajnerit të ri. Xabi Alonso, sipas “Daily Mail”, ka përcaktuar emrat e 6 lojtarëve, të cilët do të nxirren në merkato.
Në listën e “të padëshiruarve” të trajnerit spanjoll janë Filip Jorgensen, Tosin Adarabioyo, Benoit Badiashile, Axel Disasi, Liam Delap dhe Alejandro Garnacho. Klubi do të vendosë sipas ofertave që do të marrë për këta lojtarë.
Interesi më i madh në lidhje me këta emra duket se është për Disasi, i kërkuar nga Milani më parë. Klubi kuqezi tentoi transferimin e tij gjatë merkatos së fundit dhe në verë pritet të rikthehet në modë.

