Në fund të ndeshjes së fituar ndaj Lecces, mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimsiti, ka komentuar për mikrofonat e SportItalia-s, duke dhënë për një vlerësim për vitin që po lëmë pas. “Mund të themi se vlerësimi është pozitiv. Me fitoren e sotme, ne shkojmë në Ligën e Evropës. Ne jemi një ekip që dëshiron të përmirësohet dhe në vitin e ri do ta bëjmë këtë.”
A ka ndonjë keqardhje për humbjen në Bolonga?
“Ne nuk e meritonim humbjen në Bologna, sot na duhej më shumë karakter dhe agresivitet. Lecce luan shumë mirë edhe në fazën e mbrojtjes dhe përpiqet të krijojë situata të rrezikshme në kundërsulm. Nuk ishte e lehtë, por ne jemi të lumtur që ne fituam.”
E shikoni renditjen?
“Nuk ka kohë për të parë renditjen, ne fillojmë më 3 janar kundër Sassuolos në Kupën e Italisë dhe më pas mendojmë ndeshje pas ndeshje”.
Lojtari shqiptar është një nga më të preferuarit e trajnerit Gasperini te Atalanta. 30-vjeçari është pjesë e kësaj skuadre që në vitin 2018.
sfidanti.al