Përqafimi i tifozëve para ndeshjes me Pisa dhe tani rikthimi i plotë në grup, më në fund në dispozicion të Luciano Spalletti dhe Juventus. Dusan Vlahovic është rikthyer dhe pas operacionit të dhjetorit është rikthyer të punojë fort për të rimarrë vendin në sulm që në mënyrë të pashmangshme kishte përfunduar te David, i cili megjithatë nuk ka arritur aspak të bindë trajnerin e tij. Ja pse sot Vlahovic, me kontratë në skadencë më 30 qershor 2026, është më shumë se një burim për Spalletti. Një kartë e rëndësishme për të arritur vendin e katërt në Champions dhe ndoshta për të ndërtuar së bashku edhe projektin teknik për sezonin e ardhshëm.
Vlahovic dukej në fakt i destinuar të largohej verën e kaluar, por askush nuk do të merrte një lojtar që te Juventus fiton plot 12 milionë euro në vit. Sulmuesi serb u rikthye në fushë me vetëdijen për të bindur Juventusin të investojë sërish tek ai dhe t’i rinovojë marrëveshjen. Gola, asistime dhe paraqitje të rëndësishme kanë bërë që Juventus të mendojë për këtë mundësi, ndërkohë që ai ka rifituar edhe besimin e tifozëve. Spalletti e ka përdorur deri në momentin e dëmtimit dhe tani, sidomos pas rinovimeve të vetë trajnerit – tashmë të afërt – dhe atyre të McKennie dhe Yildiz, edhe serbi është gati të qëndrojë duke hequr dorë nga gjysma e pagës aktuale.

