Një moment i veçantë, simbolik dhe plot emocion për Vitinha-n, i cili po jeton vitin më të ndritur të karrierës së tij. Mesfushori portugez u shpall mesfushori më i mirë në botë për vitin 2025 në ceremoninë prestigjioze Globe Soccer Awards, të zhvilluar në Dubai, duke konfirmuar statusin e tij si një nga ‘yjet’ absolutë të futbollit modern.
Në garë me emra të mëdhenj si João Neves, shoku i tij te PSG, si edhe Jude Bellingham, Pedri dhe Cole Palmer, Vitinha doli fitues, një vlerësim i jashtëzakonshëm për vazhdimësinë, inteligjencën dhe ndikimin e tij në lojë gjatë gjithë vitit. Por përtej trofeut, një moment tjetër e bëri këtë mbrëmje edhe më të paharrueshme. Gjatë galasë në Dubai, Vitinha pati mundësinë të takonte nga afër Andrés Iniestën, një nga mesfushorët më të mëdhenj të historisë së futbollit. Portugezi ndau një foto me legjendën spanjolle në rrjetet sociale, shoqëruar me një përshkrim të thjeshtë, por shumë domethënës:
“Çfarë fati pë mua, referencë absolute”.
Një fjali që tregon respektin, admirimin dhe përulësinë e një kampioni që, ndonëse në kulmin e suksesit, nuk harron ata që kanë shtruar rrugën para tij. Për Vitinhën, takimi me Iniestën nuk ishte vetëm një foto, por një simbol i vazhdimësisë së madhështisë në mesfushë.
Nga idhull te trashëgimtar, futbolli vazhdon
sfidanti.al

