Cristian Vieri ishte një lojtar që la shenjë me klubet për të cilat luajti në karrierë, megjithatë pengu i tij i madh ishte koha e pakët e lojës me një Fenomen të futbollit botëror. “Ronaldo? Unë shkova te Inter për të luajtur me të. Ditën e parë që shkova në dhomën e zhveshjes, ishim vetëm ne të dy dhe i thashë: ‘Përshëndetje Ronnie, unë jam këtu për të luajtur me ty’. Ishte një lojtar që si ai nuk kisha parë kurrë më parë. Për shkak të dëmtimeve ne nuk luajtëm shumë bashkë, mund të ishim bërë një nga dyshet më të forta në botë”. Një rrëfim i sinqertë i një goleadori të madh si Vieri, që nuk heziton ti japë protagonizmin brazilianit magjik. “E merrte topin nga zona e tij dhe i driblonte të gjithë. Vetëm ta shihje sa i fortë ishte në stërvitje. Ishte kaq i shpejtë saqë me hapin e tij të dyfishtë i driblonte të gjithë, i kalonte topin ndër këmbë të të gjithëve. Gjëra jashtë logjikës, që nuk i kisha parë kurrë, veçanërisht kur i shihja çdo ditë. Për mua ishte bekuar nga Zoti. Zoti i ka thënë atij: ‘Ti duhet të luash futboll’” e mbylli mendimin e tij Bobo Vieri në Prime Video Sport.
sfidanti.al