Trajneri i famshëm holandez e di mirë se me kë duhet ta ketë inatin. Luis Van Gal pyetet për shkarkimin e tij turpërues nga Mançester Junajtidi në 2016. Ai u njoftua se ishte larguar nga detyra pak orë pas fitores së Kupës së Anglisë, ndërsa drejtuesit e klubit kishin vendosur për të marrë në stol Zhoze Murinjon.
“Unë bëj me faj Ed Uduordin, – tha 68-vjeçari holandez, – ai ishte shefi ekzekutiv tek Junajtidi, dhe ai ka shumë më tepër faj sesa Murinjo. Sipas mendimit tim, Uduordi është gjeniu i së keqes (evil genius). Unë e dija se tek Mançester Junajtidi do të ishte e vështirë, pasi skuadra ishte e vjetër, me 7 lojtarë mbi 30 vjeç. U kualifikuam një vit për në Champions, dhe vitin tjetër fituam Kupën e Anglisë. Bëra gabim që zgjodha Junajtidin? Ndoshta, por unë ndjek zemrën time. Unë punova në ekipet më të mirë në Holandë, Gjermani, Spanjë dhe në Angli”. Më pas, edhe Zhoze Murinjo nuk pati raporte të mira me “gjeniun e së keqes”, Ed Uduordin, dhe u shkarkua pasi fitoi Kupën e Anglisë dhe Ligën e Europës.
Sfidanti.al