Van Dijk vazhdon me Liverpoolin

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, pritet të vazhdojë të jetë pjesë e “The Reds”, pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhnin me një largim nga klubi.

Sipas gazetarit James Pearce, trajneri i ri i Liverpoolit, Andoni Iraola, llogarit në shërbimet e mbrojtësit holandez për sezonin 2026-2027 dhe e konsideron atë një pjesë kyçe të projektit të tij.