Në 1 tetor në Nyon të Zvicrës me rastin e hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve të sezonit 2020/21, UEFA do të shpërndajë cmimet individuale për më të spikaturit e sezonit që u mbyll përpara një muaji. Në mungesë të Topit të Artë që këtë vit nuk do të jepet për shkak të pandemisë Covid 19, cmimi që pritet me më shumë padurim është ai i Futbollistit më të mirë të UEFA.
Për këtë trofe në garë janë pikërisht Robert Lewandowski, Manuel Neuer të Bayernit të Mynihut dhe Kevin De Bruyne i Manchester City. I pari i përjashtuar nga nga podium është Lionel Messi me 53 vota po aq sa edhe Neymar dhe menjëherë pas tyre gjenden Thomas Mueller, Kylian Mbappe, Thiago Alcantara, Joshua Kimmich dhe Cristiano Ronaldo që mbyll dhjetëshen e lojtarëve më të mirë të UEFA
Përvec cmimit të Futbollistit më të mirë të vitit të UEFA, do të jepet edhe ai për trajnerët më të mirë ku gara do të jetë e gjitha gjermane pasi në finale janë pikërisht Hansi Flick, Julian Nagelsmann dhe Jurgen Klopp
Cmimet e tjerë të UEFA për 2019/2020 janë:
Futbollistja e vitit: Bronze, Harder, Renard
Trajner i vitit në futbollin e femrave: Cortes, Lerch, Vasseur
Portieri më i mirë: Navas, Neuer, Oblak
Mbrojtësi më i mirë: Alaba, Davies, Kimmich
Mesfushori më i mirë: De Bruyne, Thomas Müller, Thiago Alcântara
Sulmuesi më i mirë: Lewandowski, Mbappé, Neymar
Portierja më e mirë: Bouhaddi, Endler, Paños
Mbrojtësja më e mirë: Bronze, Goessling, Renard
Mesfushorja më e mirë: Gunnarsdóttir, Marozsán, Popp
Sulmuesja më e mirë Cascarino, Harder, Miedema
Futbollisti më i mirë i Europa League: Banega, Bruno Fernandes, Lukaku.
Sfidanti.al