Tronditet Çekia, Silhavy jep dorëheqjen

Trajneri i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy dha dorëheqjen menjëherë pas kualifikimit në Europian. Kombëtarja e drejtuar prej tij triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Moldavisë, duke siguruar një “biletë” për në Gjermani, teksa Silhavy njoftoi vendimin surprizues, që i la të gjithë të shtangur. “Edhe pse jemi të lumtur tani, e kisha vendosur tashmë para ndeshjes, që nuk do të vazhdoja më”,- tha ish-mbrojtësi 62-vjeçar për televizionin publik çek në një intervistë pas ndeshjes.

Silhavy, i cili udhëhoqi skuadrën në çerekfinalen e Europianit së fundit përpara se të siguronte një vend në turneun e vitit të ardhshëm në Gjermani, u kritikua për paraqitjen e dobët të ekipit në Grupin “E”, ku ata përfunduan në vendin e dytë pas Shqipërisë, pasi fituan vetëm katër ndeshje nga tetë. Skuadra çeke u godit gjithashtu nga një skandal më pak se 48 orë para ndeshjes vendimtare kundër Moldavisë, kur tre futbollistës- Vladimir Cufal, Jakub Brabec dhe Jan Kuchta u përjashtuan nga kombëtarja, pasi kaluan natën nga e shtuna në të dielë në një klub nate.

sfidanti.al