Triumfi i Juves ndaj Interit, Gati: S’është kjo fitorja më e rëndësishme

Ishte një nga liderët e Juventusit në fushë, por për Federiko Gatin, triumfi ndaj Interit nuk është më i rëndësishmi i këtij sezoni. Pas ndeshjes ai foli për “DAZN” duke komentuar edhe 3 pikët e marra. “Nuk mendoj se është fitorja më e rëndësishme. Kjo fitore padyshim që duhet të na japë diçka më shumë sepse ne kemi hedhur poshtë shumë pikë edhe pse sezoni është ende i gjatë. Këtu te Juventusi nuk mund të kënaq, i me vendin e katërt, ne duhet të arrijmë deri në fund të të gjitha kompeticioneve. Sakaq, të mërkurën na pret një tjetër ndeshje e rëndësishme të cilën duhet ta fitojmë me çdo kusht”, tha ndër të tjera Federiko Gatti pas ndeshjes.

sfidanti.al