Trajneri i Argjentinës ende nuk di nga t’ia mbajë për Ikardin!

Mauro Ikardi është një nga shënuesit më të mirë argjentinas dhe nga më të mirët në Europë këtë sezon, veçse rruga e tij drejt kombëtares është thuajse e mbyllur. Trajneri Edgardo Bauza mendon se sulmuesi i Interit duhet të jetë pjesë e Argjentinës, por ka kundër dy figurat më të rëndësishme të futbollit të vendit të tij, Diego Armando Maradonën dhe Lionel Mesin. Bauza bëri një tur europian këto ditë dhe u takua edhe me Ikardin, ndërsa sqaroi pas kthimit se nuk i kishte premtuar rikthim në kombëtare.

“E takova edhe Ikardin, – tha Bauza për gazetarët në Buenos Aires, – dhe e sqarova. i thashë se për momentin nuk do të jetë pjesë e kombëtares, por mund të thirret në të ardhmen”. Maradona e sulmoi trajnerin menjëherë pasi u njoftua takimi i tij me sulmuesin e Interit. “Nëse Bauza ka takuar Ikardin, – tha “El Pibe de Oro”, – është po aq tradhëtar sa ai”. Diego nuk ia fal tradhëtinë që Ikardi i bëri ish-shokut të tij, Maksi Lopez, duke i marrë ish-gruan, Uanda Narën, që sot është gruaja e Mauros. “Veto” kundër tij është vendosur edhe nga Mesi, dhe për të njëjtën arsye, të paktën siç bëjnë të ditur mediat në Argjentinë, Spanjë dhe Itali.

Sfidanti.albauza