Torino, Vojvoda kërkon rinovimin

Në Torino, është mbyllur një fazë e përgatitjeve. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, pjesë e skuadrës italiane, Mergim Vojvoda, foli në konferencën për shtyp: “Përfundoi një punë e rëndësishme me një trajner të ri, një lojtar të ri që ka nënshkruar dhe një sistem të ri loje. Ka shumë gjëra të reja, por ne kemi punuar mirë dhe po punojmë, po marrim karburant dhe pak nga pak po shkon mirë”. “Ka mbetur edhe një vit në kontratën time me Torinon dhe kemi biseduar për rinovimin. Jam i lumtur këtu, kam ende një kontratë dhe nuk ka nxitim. Ka një trajner të ri dhe tani për tani gjithçka po shkon mirë. E rëndësishme është që unë duhet t’i tregoj trajnerit cilësitë e mia dhe duhet të përqendrohem më shumë në fushë se sa në gjëra të tjera, kështu që nuk kam nxitim”.

sfidanti.al