Topin e Arte duhet ta fitoje nje futbollist francez. Ky eshte mesazhi i dhene nga trajneri i skuadres se saposhpallur kampione te botes, Didier Deshamps.
‘Shpresoj qe Topin e Arte ta fitoje nje francez, do te ishte diçka e bukur-tha Deshamps ne nje interviste per te perditshmen ‘L’Equipe’.-e di qe Ronaldo dhe Mesi do jene ne gare per ate çfare perfaqesojne dhe me ta eshte edhe Nejmar. Megjithate futbollistet e mi e meritojne nje trofe te tille per cfare bene e ate qe fituan’.
Deshamps nuk permendi emra teksa foli per kete trofe individual, por logjika te con te Kilian Mbape dhe Antuan Grizman protagonistet e Frances qe fitoi Boterorin.
Sfidanti.al