Futbollisti legjendar çek, Tomas Rosicki, deklaroi, se ai ka vendosur që t’i japë fund karrierës së tij të gjatë futbollistike në moshën 37-vjeçare. Ky futbollist, me lojën e tij, ka lënë gjurmë të mëdha tek Arsenali dhe Borusia e Dortmundit. Rosicki që ka qenë pjesë e brezit të parë “yjor” të Borusias së Dortmundit që fitoi titullin e kampionit në sezonin 2001/2002, ka ndërruar gjithsej vetëm tre klube gjatë karrierës së tij. Në fillim, si një futbollist mjaft i talentuar i Spartës së Pragës, ai kaloi në Bundesligë, duke u bashkuar me Borusian e Dortmundit që, atëkohë, bënte pjesë në elitën e futbollit evropian. Që në sezonin e tij të dytë me “milionerët” (Borusian), ai fitoi titullin e kampionit të Gjermanisë, duke pasur në krah lojtarë të tillë, si Jens Lemani, Jan Koleri, Marsio Amoroso, Krishtof Metzelder, etj.
Më vonë, Rosicki u transferua tek Arsenali i Londrës, ku luajti në 247 ndeshje, por, sidoqoftë, karriera e tij u karakterizua nga një numër i madh dëmtimesh, kështu që ai, në shpesh raste, nuk është parë në formën e tij më të mirë, ndërkohë që, kur gëzonte shëndet të plotë, ai ishte një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligën angleze.
Karrierën Rosiçki e mbylli po te Sparta e Pragës, pra, atje edhe ku e filloi atë, duke e ndjerë se ai nuk ishte më në gjendje që të luante futboll “të madh”. Ai ka shënuar 23 gola në 105 pjesëmarrje të tij në përfaqësuesen çeke, kapiten i së cilës ai ka qenë në Evropianin 2012.
Sfidanti.al