Tifozët e Bayernit dalin kundër drejtuesve për shitjen e Coman

Bayerni po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. “Sky” raporton se transferimi do të kryhet për 30 milionë euro plus 5 të tjera në formë bonusesh. “Klub frikacak!”, “Klub i mbaruar!”, “Drejtues pa plan, pa logjikë!”, ishin disa nga komentet e ndjekësve të faqeve zyrtare të Bayernit në rrjetet sociale. Me siguri, ata e kujtojnë Coman për golin e tij në finalen e Champions League 2020. Pse po e shet Bayerni francezin? Kryesisht sepse do të kursejë pagën e tij të lartë prej 8.5 milionë eurosh neto në vit. Një shifër marramendëse për një lojtar i cili ka dy sezone që luan shumë pak.

sfidanti.al