Thierry Henry ka vendosur të largohet nga posti i trajnerit të kombëtares së Francës U-21, pasi arriti në finalen e Lojërave Olimpike Paris 2024, të cilën e humbën ndaj Spanjës. Lajmi është bërë i ditur vetëm pak minuta më parë nga Federata Franceze e Futbollit, me anë të një postimi në faqen zyrtare. Ish-kampioni i botës i vitit 1998, i cili sapo ka festuar 47-vjetorin, u emërua verën e kaluar dhe kishte kontratë deri në qershor të 2025. Vendimi për të ndërpresë bashkëpunimin Henry e mori për arsye personale.
sfidanti.al