Revista Forbes ka publikuar listën e sportistëve më të paguar në botë për këtë vit. Por këtë radhë ajo ka veçuar 5 sportistët më të paguar nën moshën 25 vjeç. Më i paguari është francezi Kilian Mbape me 110 milion dollarë në vit.
Si çdo vit, revista Forbes ka publikuar listën e sportistëve më paguar në botë. Por në top 50-shen e publikuar presj saj vetëm pesë sportistë janë 25 ose më të rinj se kjo moshë. Në dymbëdhjetë muajt e fundit ata kanë fituar gjithsej 319.5 milionë dollarë. Përfshirë pagat, sponsorizimet, paraqitjet, licencat, pajisjet dhe çdo aktivitet tjetër të lidhur me ta. Emrat e këtyre 5 sportistëve ndahen mes dy superyjeve të futbollit dhe tre superyjeve të NBA.
Më i paguari është KYLIAN MBAPPE. Ish-futbollisti i PSG përfiton 110 milionë dollarë. Francezi është 25 vjeç dhe ndodhet në vendin e 6-të në klasifikimin e përgjithshëm
Në vendin e dytë është futbollisti i Mançester Sitit, ERLING HAALAND që merr 61 milionë dollarë. Ai është 23 vjeç dhe pozicionohet në vendin e 27-të në klasifikimin e përgjithshëm.
I treti është nga NBA, basketbollisti LUKA DONCIC me 55.1 milionë dollarë. Ai është 25 vjeç dhe pozicionohet në vendin e 34-t në klasifikimin e përgjithshëm
I katërti është TRAE YOUNG, basketbollist i NBA me 47.3 milionë dollarë. Ai është 25 vjeç dhe pozicionohet në vendin e 44-të në klasifikimin e përgjithshëm.
Në vendin e pestë është 23 vjeçari ZION ËILLIAMSON, një tjetër basketbollist i NBA me 46.1 milionë dollarë. Në klasifikimin e përgjithshëm ai ze vendin e 48-të
sfidanti.al