Shembulli I De Rossit; ai dhe bashkëshortja dhurojnë gjak

Pas rënies së numrit të dhurimeve të gjakut në të gjithë Italinë, kryesisht për shkak të frikës nga coronavirusi dhe pas apelit të bërë nga Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut që kujtoi se ata që nuk janë në rrezik nga prekja e virusit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore mund të shkojnë të dhurojnë gjak, Daniele De Rossi dhe bashkëshortja Sarah Felberbaum iu përgjigjën menjëhere këtij apeli.

Cifti iu drejtua Spitaliot San Camillo të Romës për të dhuruar gjak. ‘Ka shumë mungesë gjaku në Lazio-shpjegoi ish kapiteni I Romës gjatë një video të xhiruar në spital-ka siguri dhe pajisje mjekësore. Njerëzit kanë reshtur së dhëni gjak nha frika, por ka struktura të destinuara që të presin dhuruesit e gjakut. Mesazhi im është; mos kini frikë, është një gjest altruizmi që duhet bërë’.

Sfidanti.al