Kombëtarja Italiane, anulohet miqësorja Gjermani-Itali

Ndeshja miqësore mes Gjermanisë dhe Italisë e programuar të luhej në 31 mars në Nuremberg është anuluar për shkak të coronavirusit. Lajmi u konfirmua nga Federata Gjermane e Futbollit duke dalë me një komunikatë për shtyp për të konfirmuar gjithcka dhe e gjithë kjo ndodhi pas vendimit të autoriteteve të Nurembergut për të evituar aktivitetet që grumbullojnë më shumë se 100 persona duke shtuar se do të rimbursohen të gjithë tifozët italianë që blenë biletat për këtë ndeshje.

Kjo është miqësorja e dytë që I anulohet Italisë pas asaj me Anglinë në Ëembley që ishte parashikuar të luhej në 27 mars.

Ndërkaq, ditën e martë UEFA do të zhvillojë një videokonferencë me të 55 Federatat që aderojnë në të ku do të vendoset për kalendarin e ndeshjeve duke nisur nga ato të muajit mars ku përfshihen edhe sfidat e playoffit të Euro 2020, si dhe pikërisht atë të evropianit të këtij viti që është cdo ditë e më shumë në dyshim.

Sfidanti.al