Shaqiri në stol, Lioni përmbyset në Francë nga Nisa!

Me gjasë trajneri Peter Bosh ka menduar që shqiptari i Zvicrës ka qenë i lodhur pasi u aktivizua në Ligën e Europës (në foto). Xherdan Shaqiri u la në stol në përballjen e sotme në Ligën e Parë të Francës, pas suksesit 4-3 të së enjtes në fushën e Spartës së Pragës, ndërsa Lioni nuk e kaloi dot pengesën. Edhe pse udhëhoqi në pjesën e parë në stadiumin e Nisës me golin e Auarit, sërish nuk e mbajti dot fitoren, madje as barazimin. Vendasit përmbysën shifrat të ndihmuar edhe nga kartoni i kuq i Tino Kadeueres së Lionit dhe përfundimi ishte 3-2 për Nisën. Lioni pati epërsi në zotërimin e topit, por aspak në gjuajtjet drejt portës ku vendasit ishin më lart. Kjo humbje e lë Lionin në mesin e tabelës me 16 pikë në 11 ndeshje, një pozicion aspak normal për këtë ekip të shquar.

Sfidanti.al