Serie A, revolucion në arbitrim; gjyqtarët do tregojnë aryset e zgjedhjeve të tyre

Arbitrat e Serisë A kthehen te e kaluara dhe projektohen drejt një të ardhme të re. Kjo është ajo që rezulton nga komunikata e publikuar nga Shoqata Italiane e Arbitrave ku bëri të ditur projektet e reja organizative. Rikthimi në të kaluarën është  ribashkimi I organikës së arbitrave të Serie A dhe Serie B, që në 2010 u hoq nga Marcello Nicchi

Përsa I përket së ardhmes, duke nisur nga sezoni I ardhshëm, më në fund do të jetë operative salla e VAR e centralizuar në Coverciano e sidomos do të jetë edhe vendi kur gjyqtarët do të shpjegojnë vendimet e tyre në aspektin tekniko-aplikativ duke I bërë edhe publike. Vendimi duhet ende të zyrtarizohet, por synimi është ky, arbitrat do të flasin për të sqaruar vlerësimet e bëra në episode me vendimet më kontroverse.

Modaliteti është ende për t’u përcaktuar. Po studiohet hipoteza e klipeve shpjeguese në episodet e javës, por arbitrat italianë janë në favor edhe të një forme komunikimi më të qartë e më direkte që parashikon edhe intervistat pas ndeshjeve që do të përbënte një zhvillim epokal. Problemi qëndron te frika se koha nuk është maturuar për të pranuar me qetësi shpjegimet ende duke parë edhe polemikat e forta në kohët e fundit

Përsa I përket bashkimit të skiuadrave të arbitrave të Serie A dhe Serie B, ideja është të bëhet më shumë rotacion dhe të ketë një meritokraci më të madhe. Kush bën gabime në Serie A do të ‘bjerë nga kategoria’ do arbitrojë në Serinë B dhe ai që bën mirë në Serie B do të ‘ngjitet’ në Serie A. Ky propozim që duket si një lëvizje elektorale nga Nicchi për një mandat të katërt, duket si dicka pozitive, por do të duhet të miratohet në Këshillin Federal.

Sfidanti.al