Prokuratori i tij deklaroi se nuk ka asnjë bashkëpunim mes klientit të tij dhe klubit të madh të Serisë A, sërish diçka duket se do të ndodhë. Ralf Rangnik, siç njofton “La Gazeta delo Sport”, ka shkuar në kurs për italishten. Përgjegjësi i sektorit të zhvillimit futbollistik të kompanisë Red Bull, që përfshin klubet e Lajpcigut dhe Salcburgu, duket se dëshiron të jetë i përgatitur kur të prezantohet në “San Siro”. “La Gazeta” bën edhe një paralelizëm, duke kujtuar sesi presidentja e Komisionit Europian, Ursula Fon der Lejen, dërgoi një mesazh solidariteti për Italinë në rrjetet sociale, duke u shprehur shumë saktë në italisht.
Sfidanti.al