Nuk mjaftojnë hallet për Milanin, Montela mbetet pa një yll!

Xhakomo Bonaventura e ka mbyllur sezonin përpara kohe. Një lajm shumë i keq për trajnerin e Milanit, Vinçenco Montela, i cili edhe pa të kishte “100 kumuri” të tjera që i këndonin në kokë. “Xhek”, i dëmtuar javën e kaluar të kampionatit, bëri operacion në qytetin Turku në Finlandë, ndërhyrje që “përfundoi shkëlqyeshëm”, por që nuk do ta shpëtojë Bonaventurën që të mungojë për 4 muaj. “Mirupafshim sezonin e ardhshëm” është përshëndetja e detyrueshme e tij.

Montela, i lavdëruar mjaft për stilin e tij te Milani dhe për rezultatet pozitive, po ndjen sesa e vështirë është të konfimohesh në vazhdimësi në një klubi që kërkon shumë, por që ofron pak për momentin. Me lojtarë përgjithësisht të rinj, me stol aspak të fuqishëm, Montela ka bërë mrekulli deri tani, por nuk po mundet më. Kriza e rezultateve po troket, me ekipin që ka zbritur në vendin e 8-të në renditje dhe që është shumë larg zonës Champions. Për më tepër, tifozët kanë nisur të vërshëllejnë edhe një nga ata që quheshin “të paprekshmit”, portierin Xhixho Donaruma.

Sfidanti.al