Italia, gjigand I futbollit, por “botë e tretë” për stadiumet

Italia gjithnjë ka qenë një gjigant futbollistik që në vitet 1990 ka pasur kampionatin më të mirë të botës, një vend që ka qenë mikpritës i kampionatit botëror të vitit 1990, që ka dalë kampion botë më 2006, që ka klubin e dytë në Evropë me më shumë trofe, Milanin, që ka ekipe të tillë kolosë, si Juventusi dhe Interi, që së bashku kanë pesë trofe evropianë, një vend, ku zhvillohet derbi i përjetshëm Roma-Lacio…

Por, sidoqoftë, Italia ka ngecur në shekullin ekaluar, sepse infrastruktura e këtij vendi ndodhet tani në një gjendje të dëshpëruar, nuk ka para dhe cilësia e ligave të saj është nën nivelin mesatar. Në një gjendje të keqe më shumë janë stadiumet e këtij vendi, gjë për të cilën është i ndërgjegjshëm edhe njeriu nr.1 i FIFA-s, Xhani I nfantino:

“Situata në stadiumet italiane është jashtëçdo logjike. Italia është një vend, kudashuria dhe pasioni për futbollin janë shumë të mëdha, por, me vjen shumë keq që ta them, se cilësia e stadiumeve është më e keqe sesa në Gabon. Është diçka e pazakontë, por vetëm Juventusi dhe Udineze kanë arenat e tyre. Italianët duhet ta kuptojnë se stadiumi nuk është vetëmshpenzim, por edhe një investim suprem”.

Sfidanti.al