Tifozët e Interit mund të kënaqen se klubi i tyre e fitoi më në fund kampionatin italian, veçse bëhet fjalë për atë U19. Skuadra e drejtuar nga trajneri Veki (ai që u ul në stolin e ekipit të parë pas shkarkimit të Piolit) mundi 2-1 në finale Fiorentinën duke u ngjitur në majë të Italisë. Ishte ky titulli i parë që nga viti 2012, ndërsa interistët dolën kampionë edhe për U18 (e dyta herë radhazi pas titullit të fituar vjet, falë edhe heroizmave të sulmuesit shqiptar, Rej Manaj).
Përballja për titull u luajt në stadiumin “Mapei” të Sasuolos dhe zikaltërit e nisën më mirë duke shënuar me anë të Zinjo Vanhojsdenit në minutën e 18-të. Edhe në pjesën e dytë realizoi përsëri Interi me anë të Andrea Pinamontit. Vetëm në fund, Sotil fitoi një penallti që e ktheu vetë në gol.
Tifozët shpresojnë tani që edhe skuadra e parë e drejtuar Luçiano Spaleti të jetë në gjendje të kthehet në epokën e artë të Zhoze Murinjos dhe Roberto Mançinit.
Sfidanti.al