Inter ‘i çmendur’ pas Contes; i ofron 12 milionë euro në sezon

Ndërsa Antonio Conte është in fokusuar te gara për titullin kampion në Angli, te Inter po punohet me këmbëmngulje për ta bindur atë të lërë Chelsean për t’u ulur në stolin e zikaltërve. Sipas tabloidit ‘Daily Mirror’, klubi milanez është gati t’i ofrojë italianit një kontratë me një pagë prej 12 milionë Eurosh në sezon duke i premtuar në të njëjtën kohë se do të bëjë blerje të rëndsishme në merkaton e transferimeve. Por jo vetëm kaq, drejtuesit e Suning që ka Interin në pronësi i kanë bërë edhe një premtim tjetër ish trajnerit të përfaqësueses italiane; atë të dhënies së  rolit të menaxherit, sic po e bën në Premier League angleze që do të thotë se do të ketë më shumë kompetenca në administrimin e skuadrës, por edhe në planet e merkatos së klubit.

sfidanti.al