Hetimet ndaj Milanit? Yonghong Li: E bleme klubin sipas rregullave

Sipermarresi kinez, pronari i ri i Milanit, Li Yonghong ka reaguar pas lajmit per hetimet e nisura nga Prokuroria e Milanos ne lidhje me procesin e blerjes se klubit kuqezi nga Silvio Berluskoni qe u pergenjeshtruan edhe nga kryeprokurori Francesko Greko. Nepermjet nje komunikate per shtyp, Li Yonghong deklaroi se cdo transaksion u be sipas rregullave dhe se blerja e klubit eshte transparente.

‘Lajmet e publikuara nga ‘La Stampa’ e media te tjera per hetimet mbi shitjen e Milanit,qe u pergenjeshtruan edhe nga vete Prokuroria me shtyne qe te bej nje sqarim-lexohet ne komunikaten e Li Yonghong-procesi i blerjes se Milanit eshte bere gjithnje me transparence, sipar rregullave dhe me korrektesi, me mbeshtetjen e keshilltareve financiare nderkombetare. Te gjithe institucionet financiare dhe sportive kane marre ne kohe dokumentacionin e nevojshem dhe kerkesen per te bere vleresimet per pronaret qe tashme kane marre drejtimin e klubit. Duke pare demtimin e imazhit te Milanit nga keto lajme mund te them se do te nisim te gjitha veprimet ligjore per te mbrojtur me mire imazhin, reputacionin dhe anen financiare te Milanit.

Sfidanti.al