Francesko Toti gdhend akoma me shume emrin e tij ne historine Romes. Ne 27 nentor, perpara ndeshjes qe verdhekuqte do te luajne me Realin e Madridit ne Ligen e Kampioneve, do te festohet hyrja e ish kapitenit ne ‘Hall of Fame’ te Romes.
Edhe nje here, Olimpiko do te jete i gjithi per numrit 10 te Romes qe me shume mundesi do te lotoje ashtu sic ndodhi ne 28 majin e 2017, ne perfundim te ndeshjes mes Romes dhe Xhenoas. Klubi italian konfirmoi gjithcka me nje komunikate qe u shoqerua edhe me nje video dedikuar Totit qe tani eshte ne rolin e drejtuesit te Romes.
‘Ndihem shume i nderuar per kete vleresim dhe per menyren se si po vjen-tha Toti-te jem aty bashke me idhujt e mi dhe te brezave te ndryshem te tifozeve. Eshte nje privilegj dhe per kete arsye falenderoj Romen per kete arritje me ngjyrat e skuadres dhe qytetit tim’.
Sfidanti.al