Logjika e do që ndeshja të fitohet, për më tepër luhet në shtëpi. Gjithsesi, për Juventusin kanë qenë kohë të vështira sidomos me dëmtimet, dhe trajneri Masimiliano Alegri nuk pritet të ketë ndonjë të rikthyer nga “infermieria”. Të paktën, Rabio pati vetëm probleme të vogla fizike (ngërçe) në ndeshjen ndaj Romës, dhe kundër Specias të mërkurën në mbrëmje pritet të jetë gati. Mungojnë Bonuçi e Di Maria që mund të rikthehen ndaj Fiorentinës në 3 shtator, por që mund të jenë në formën e duhur vetëm për Championsin. Pol Pogba (me gjithë problemet e mëdha me vëllanë) ende nuk ka nisur të vrapojë. Po ashtu, janë larg rikthimit elementë të rëndësishëm si Kieza apo edhe Kaio Zhorge.
Sfidanti.al