De Vraj nuk e fsheh: Dua te luaj ndaj Interit

Stefan De Vraj ka shkaktuar nje perçarje te tifozet e Lazios per shkak te nenshkrimit te kontrates me Interin per sezonin e ardhshem. Klubi zikalter e depozitoi  kontraten me mbrojtesin holandez dhe kjo ndodhi  disa dite perpara sfides me Lazion qe eshte vendimtare per te percaktuar skuadren e 4 qe do te marre pjese ne Ligen e Kampioneve sezonin e ardhshem. Nuk jane te  pakte ata qe mendojne se De Vraj nuk duhet te luaje ndaj zikalterve, nje vendim qe gjithsesi i takon Inxagit per ta marre.

Nderkaq vete De Vraj ka nderhyre duke bere te ditur se ai deshiron te luaje ne ndeshjen mes Lazios e Interit.

‘E dini çfare ka ndodhur keto dite-iu drejtua De Vraj shokeve te skuadres-nuk ka qene e lehte per mua por te dielen dua te jem ne fushen e lojes ndaj Interit’.

Me pak fjale, Interi duhet te prese, De Vraj deshiron t’i beje nje dhurate te fundit skuadres se Lazios.

Sfidanti.al