Juventus e ka ndryshuar mënyrën e të fituarit në këtë sezon. Mbrojtjes së brishtë i kundërpërgjigjet një sulm atomik. Nëse në prapavijë bardhezinjtë kanë pësuar nga 1 gol për ndeshje, në repartin e avancuar, Zonja e Vjetër po ecën me një ritëm impresionues, 31 gola të shënuar deri tani duke bërë më mirë edhe se Napoli
‘Këto vitet e fundit nuk kishim shënuar kurrë kaq shumë gola-pranon mbrojtësi Barxali në një intervistë për Premium Sport-por është gjithashtu e vërtetë se kur të vijnë ndeshjet e rëndësishme nuk do të mund të shënojmë 4-5 gola për të fituar. Mbrojtja solide është baza e fitoreve sepse bëhet fajalë për të vënë në vështirësi rivalët. Më pas kur topin e kemi ne, e kemi më të lehtë pasi kemi në dispozicion futbollistë që mund të dëmtojnë kundërshtarët në cdo mënyrë. Duhet të jemi sërish një skuadër e fortë në mbrojtje’.
Sipas Barxalit ajo që i mungon Juventusit në këtë sezon është ekuilibri, ndërkohë që foli edhe për ndeshjen me Milanin.
‘Kur takon skuadra të forta do të ketë më shumë rëndësi të mos pësojmë gol-vijoi Barxali-tani po shfaqim shpërqendrime që nuk mund t’ia lejojmë vetes dhe për një skuadër si kjo e jona është për të ardhur keq kur pëson kaq shumë gola. Përsa i përket Milanit, do të jetë ndeshje e vështire dhe të dyja skuadrat do të jenë të motivuara. Duhet të jemi të kujdessshëm, pasi Milani do të kërkojë të tregojë se nuk e meriton atë pozicion që ka në klasifikim’.
Sfidanti.al