Scaloni vijon të trembë Argjentinën

Lionel Scaloni vijon të tremb Argjentinën. Trajneri i kampionëve të botës nuk është i qartë në lidhje me të ardhmen, deklaratat e tij po bezdisin jo pak ambientin, aq sa pak ditë më parë pati dhe një përplasje verbale me Messi-n, pikërisht për këtë temë, pse vendos t’i thotë gjërat në media, e jo fillimisht në dhomat e zhveshjes:

“Pas ndeshjes me Brazilin u shpreha se më duhet të reflektoj, jam akoma në këtë fazë. Kjo është shumë e rëndësishme pas asaj që realizuam. Duhet të mendojmë për gjithçka na pret në të ardhmen. Përplasja me Messi-n? Kam folur me të pas episodit që ndodhi në “Marakana”, ai pranoi që të flisnim sërish. Ai është kapiteni dhe me të kam një raport optimal”.

sfidanti.al