Ndonëse nuk po kalon ditët e tij më të mira dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë larg Liverpulit, Mohamed Salah vazhdon të shkruajë historinë me klubin anglez.
Mohamed Salah ka vendosur një rekord të ri në Premier League ditën e sotme. Falë asistit të tij për golin e dytë të Hugo Ekitike në fitoren 2-0 kundër Brighton, sulmuesi egjiptian tani ka arritur 277 gola dhe asiste (188 gola dhe 89 asiste) në ligën angleze me fanellën e Liverpulit.
Rekordi më parë i përkiste Wayne Rooney (276 – 183 gola dhe 93 asiste) me fanellën e Manchester United.

