Sipas asaj që raporton ‘Daily Mail’, ndarja mes Mohamed Salah dhe Liverpool-it duket e pashmangshme, por jo në afatin e janarit. Për sulmuesin egjiptian ka interes të fortë nga klubet saudite, si edhe nga MLS-ja, por po fiton terren hipoteza e një marrëveshjeje “gentlemen”-ësh mes Salah, trajnerit Arne Slot dhe klubit, për të vazhduar bashkë deri në fund të sezonit dhe më pas për t’u ndarë në mënyrë paqësore.
Ideja është që Salah të qëndrojë deri në qershor, me synimin për ta ndihmuar Liverpoolin të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, përpara se palët të ndajnë rrugët.
Duhet kujtuar se kontrata e Salah skadon në qershor të vitit 2027, ndaj Liverpooli ka interes të qartë që të përfitojë financiarisht nga një transferim i tij. Al-Hilal, Al-Qadsiah dhe Neom SC janë ndër klubet që kanë shfaqur interes konkret për ‘yllin’ egjiptian. 33-vjeçari Salah është pjesë e Liverpool-it që nga viti 2017 dhe është golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit, pas Roger Hunt dhe Ian Rush, duke lënë një gjurmë të thellë në historinë e “The Reds”.
sfidanti.al

