Rregulli i 5 zevendësimeve, FIFA do ta mbajë deri në gusht 2021

Rregulli i 5 zëvendësimeve që po aplikohet në futbollin postcoronavirus duket se do të mbetet në fuqi edhe sezonin e ardhshëm. Bordi Ndërkombëtar IFAB, organizmi që përcakton rregullat në këtë disiplinë sportive miratoi mundësinë e mbajtjes së këtij rregulli deri në gusht të 2021. Arsyeja është kalendari i ngjeshur i sezonit 2020/2021 që do të duhet të  mbyllet në një periudhë kohore 2 muaj më të shkurtër se ajo e një sezoni normal. Me këtë masë pretendohet që të mbrohet integriteti fizik i lojtarëve dhe ruajtja e nivelit të ndeshjeve.

Mbajtja në fuqi e kësaj mase nuk është aspak një surprizë, duke qenë se  edhe presidenti i FIFA, Gianni Infantino javën e kaluar bëri të ditur se po e studionin këtë lëvizje për të mbrojtur futbollistët

‘Duhet që të tregojmë kujdes me shëndetin e futbollistëve-tha Infantino-kështë që ka një propozim për rregullin e 5 zëvendësimeve’.

Një nismë që është përshëndetur edhe nga presidenti I Valladolidit, Ronaldo që I ftoi të gjithë që ta cojnë këtë nismë deri në fund. ‘Më pëlqen opsioni I mbajtjes së rregullit të 5 zëvendësimeve-tha Ronaldo-në La Liga mund të marrim 3-4 lojtarë nga akademia në skuadrën e parë, kështu që është një mundësi e shkëlqyer për lojtarët’.

Sfidanti.al