Rooney: Disa lojtarë nuk duan të luajnë me United

Edhe ky sezon i Manchester United po shkon drejt fundit, me skuadrën që nuk ka arritur objektivat. “Ikona” e njohur, Wayne Rooney nuk është “kursyer” me disa lojtarë, sipas të cilit, po shtiren si të dëmtuar, pasi nuk duan të luajnë për United. “Jam i bindur se disa prej atyre lojtarëve që thonë se janë të dëmtuar, mund të luajnë. Jam i bindur 100% për këtë. Skuadra po merr kritika dhe lojtarët e kanë të lehtë të tërhiqen dhe të ruhen për finalen e FA Cup. Nuk e kuptoj si një lojtar nuk reagon kur trajneri del në konferencë dhe thotë se nuk i pëlqen sjellja e lojtarëve. Ky është ofendim, nëse trajneri im do të fliste në këtë mënyrë atëherë unë nuk mund të ndryshoja sjellje në fushë. Më duket sikur këta lojtarë thjesht po presin që të mbyllin sezonin”, u shpreh Rooney.

sfidanti.al