Ronaldo i dhuron tre pikët e para Stefano Piolit në krye të Al Nassr

Stefano Pioli ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në stolin e Al Nassr, me skuadrën saudite që fitoi 0-3 në transfertë përballë Al Ettifaq. Cristiano Ronaldo falë një penalltie në minutën e 33’, Al Najdi në minutën e 56’ dhe Talisca në të 71’-tën ishin ata që gjetën rrugën e rrjetës për të sjellë fitoren përballë skuadrës së Steven Gerrard. Kështu Al Nassr ngjitet në vendin e katërt të kampionatit, duke marrë fitoren e dytë për këtë sezon, me Piolin që ka si objektiv ta shpallë kampionë Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite.

sfidanti.al