Në ditën e 40-vjetorit të tij, Cristiano Ronaldo dha një intervistë për “Canal 11”, ku edhe një herë shprehu dëshirën për të luajtur përkrah djalit të tij, Cristiano Jr., megjithëse nuk e konsideron si një prioritet në këtë moment:
“Do të më pëlqente, do të më pëlqente. Nuk është diçka që më mban zgjuar natën, por do të ishte një gjë e bukur. Do të shohim. Më shumë varet nga ai sesa nga unë. Vitet po kalojnë dhe sigurisht që do të vijë një moment kur nuk do të jetë më e mundur. Jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht. Sidoqoftë, nuk e shoh si një obsesion. Cris do të ndjekë rrugën e tij, do të bëjë zgjedhjet e tij. Unë do të jem një baba krenar për gjithçka që ai zgjedh të bëjë. Nëse nuk ia dalim, të paktën do ta kemi provuar. Nuk do të jetë problem”.
sfidanti.al