Ai e di mirë se ka qenë kapiten dhe ka luajtur për shumë vjet për “djajtë e kuq”. Roi Kin, irlandezi i ashpër dhe krenar, ka dalë në mbrojtje të Kristiano Ronaldos pasi ylli portugez u përjashtua nga ekipi për ndeshjen ndaj Çelsit sepse u largua para kohe nga “Old Trafordi” në sfidën kundër Totenhemit. “Kristiano është i shqetësuar për klubin, për ekipin, – thotë Kini, – ajo që ndodhi ishte diçka që është brenda natyrës njerëzore. Ka lojtarë që kanë bërë gjëra më të këqija tek Mançester Junajtidi. Ai është i shqetësuar dhe mendon se nuk i është dhënë mundësia, ka menduar se ka duruar shumë. Janë gjëra që ndodhin. Unë do të vazhdoj që ta mbroj”.
Sfidanti.al