Rifillimi i Premier League, Brighton e kundërshton

Premier League ka nisur punën për rifillimin e kampionatit dhe se së fundmi u hidh ideja për zhvillimin e ndeshjeve në fusha neutrale në stadium që janë larg qendrave urbane. Në këtë pikë është një klub që e kundërshton rifillimin e kampionatit përsa i përket kësaj hipoteze të fundit dhe bëhert fjalë për Brightonin.

Duke parë se në Britani numri i viktimave e ka kaluar të 28 mijët, administrator i Brightonit, Paul Barber, pranoi se rifillimi i kampionatit do të kërkojë kompromise, por ai shtoi se rregullsia e evenimentit do të kompromentohej nëse skuadrat nuk do të mund të luajnë në stadiumet e tyre.

Ideja e Premier League është që të rikthehet kampionati në muajin qershor, teksa kanë mbetur edhe 92 ndeshje për t’u zhvilluar.Liverpool është në pritje dhe shpreson për të festuar titullin kampion që i mungon që nga viti 1990.

Sfidanti.al