Reali, Tchouameni: Vinicius meriton Topin e Artë

Aurelien Tchouameni, mesfushori i Real Madridit, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Lille, e vlefshme për ditën e dytë të Ligës së Kampionëve: “Ata luajnë shumë mire, kanë një ekip të madh me lojtarë të mirë. Ne duhet të japim gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”. “Kush do ta fitojë Topin e Artë? Vini e meriton. Të shohim, por mendoj se ai ka shumë mundësi”. Roli i Ancelottit – “Për mua është shumë e rëndësishme. Ne gjithmonë flasim për atë që duhet të bëj. Duhet t’i bëjmë gjërat mirë. Është kënaqësi të punoj me të sepse ai më ndihmon shumë”.

sfidanti.al