Reali i Madridit vendos Vinisiusin mbi gjithë të tjerët

Kjo është hierarkia e re në skuadrën spanjolle, ku ka ardhur koha për ndryshime. Karim Benzema është larguar, ashtu si më parë Kasemiro, ndërsa Luka Modriç apo Toni Kros nuk janë më në moshë të re. Një brez tjetër po merr “frenat” tek Reali i Madridit dhe kjo gjeneratë udhëhiqet nga Vinisiusi. Sulmuesi brazilian nuk është më ai rioshi, gati adoleshent, që acaronte Benzemanë, por një futbollist i kompletuar. Tek Reali thonë se Vinisiusi është po aq vendimtar për ekipin dhe mund të fitojë ndeshjen i vetëm ashtu si Kilian Mbape. “Marka” njofton se Reali ka vendosur që sulmuesi i ri të jetë në krye të hierarkisë së skuadrës e mendohet se kjo do të shprehet së pari me rrogën.

Sfidanti.al