Real Madridi shtyn zyrtarizimin e Mourinho-s

José Mourinho do të duhet të presë edhe pak para se të marrë drejtimin e Real Madridit. Njoftimi, që pritej sot, është shtyrë për shkak të zgjedhjeve presidenciale të klubit. Florentino Perez do të përballet me një sfidues (Enrique Riquelme) dhe do të duhet të rizgjidhet para se të nënshkruajë me Special One.

Pa një fitore për Perezin, raporton Record, rikthimi i portugezit në krye të Blancos mund të anulohet gjithashtu. Megjithatë, Mourinho do të duhet të presë të paktën deri më 7 qershor, kur priten rezultatet e zgjedhjeve.

sfidanti.al