Gennaro Gattuso, ish-trajneri i kombëtares italiane, ka gati një kontratë dyvjeçare për të zëvendësuar Maurizio Sarrin, i cili pritet të marrë drejtimin e Atalantës. Pasi përfundoi në vendin e nëntë dhe humbi finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit, bardhekaltërit i kanë vënë syrin Rinos. Një takim i ri është planifikuar për ditët në vijim për të finalizuar detajet përfundimtare, por marrëveshja tashmë është arritur.
Nga ana tjetër, Maurizio Sarri do të zëvendësojë Raffaele Palladinon, i cili ka udhëhequr zikaltërit që nga nëntori (kur zëvendësoi Ivan Juric), duke i ndihmuar ata të përfundojnë në vendin e shtatë dhe të kualifikohen për Ligën e Konferencës. Sarri është gati t’i japë fund kohës së tij te Lazio, e tëra që mungon është nënshkrimi me Atalantën.
sfidanti.al

