Pas zhvillimeve të fundit në futbollin europian, Real Madridi duket se ka dalë si një nga përfituesit kryesorë të çështjes së Superligës. Asambleja e European Football Clubs (EFC), e mbajtur në Pragë, ka konfirmuar një klimë të re bashkëpunimi mes klubeve dhe UEFA-s, por me një veçanti të rëndësishme: Real Madridi është i vetmi klub që përfaqëson veten.
Ndryshe nga mbi 800 skuadra të tjera që janë pjesë e EFC-së dhe veprojnë si një trup i vetëm, klubi madrilen ruan një status të veçantë dhe një peshë të madhe në vendimmarrje. Kjo do të thotë se, në praktikë, Real Madridi ka një ndikim të barabartë me një organizatë që përfshin qindra klube, një avantazh i konsiderueshëm në skenën europiane.
sfidanti.al

