Jude Bellingam është padyshim një prej blerjeve më të goditura që Real Madrid ka kryer sezonet e fundit. Anglezi është një prej futbollistëve që në sajë të kualitetit të tij mund të bëjë diferencën tek skuadra e Ancelottit. Ai u transferua nga Borussia e Dortmundit verën e 2023, për një vlerë afro 103 milionë euro. Megjithatë e përditshmja spanjolle “AS” ka theksuar ditën e sotme se të dyja klubet ende nuk e kanë përfunduar transaksionet financiare mes njëri-tjetrit, kjo pasi Real Madrid ende duhet të paguajë për shërbimet e anglezit. Sipas asaj që raporton “AS”, Real Madrid ka dakordësuar me gjermanët që do të duhet të paguajnë bonuse në vlerë financiare për çdo trofe ekipor apo individuale, që Bellingam dhe Real Madrid do të arrijnë në vazhdim. Kështu që tani Real Madrid i ka paguar Dortmund afro 10 milionë euro për shak se “Los Blancos” fituan sezonin e shkuar La Ligën dhe Champions League. Por madrilenët mund të jenë të detyruar të paguajnë akoma më shumë, nëse Bellingam i’a del të fitojë çmime indviduale të tilla si “Topi i Artë” apo “Këpuca e Artë”. Sipas “AS” shifra totale e transferimit të Bellingam nga Dortmund tek Real Madrid mund të kap vlerën e 133,9 mln euro. Pyetja që shtrohet në këtë rast është: A i’a ka vlejtur dhe a do ta justifikojë Jude Bellingam shumën e majme të paguar nga Real Madrid?
sfidanti.al